Pas takimit të fundit me Egli Takon në dhomën e rrëfimit,
ku ai tregoi keqardhje për gjendjen e saj emocionale, Gjesti ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një bisede me Rozana Radin.
Ai është shprehur se në shtëpi duhej të qëndronte ose ai, ose Egli, duke lënë të kuptohet se ka ndikuar në largimin e saj nga gara.
“O unë o ajo në këtë shtëpi, pasha Zotin“, dëgjohet të thotë Gjesti.
Kjo deklaratë ka sjellë reagime të shumta në rrjet, pasi përpara largimit, Egli përjetoi një situatë të vështirë emocionale.
Ende mbetet e paqartë nëse ky ultimatum ka qenë një kërkesë drejtuar Vëllait të Madh, apo një shprehje e frustrimit të tij nga dinamika e lojës.