Redoni mundohet ti qëndrojë pranë Eglit, kjo e fundit e harrojë Gjestin? Dalin detaje

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Redon Berani, ka qenë një ditë më parë i ftuar në “BB Radio” me Elona Duron.

 

Ai dha një koment për largimin e Egli Takos nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, me të cilën krijoi një raport të mirë kur ishin të dy pjesë e reality show-t.

Por jo vetëm kaq, pasi moderatorja e njohur e pyeti atë edhe për projektet e tij muzikore, duke nisur nga kënga më e re “Gocë nga Tirana”.

“Është projekt shumë simpatik dhe ka të bëjë me raportin tim me Tiranën si qytet, edhe krejt eksperiencat që më ka dhënë”,tha ai.

Elona: Jam e sigurt që njerëzit do thonë erdhi në “Big Brother”, njohu Eglin, e lanë si pezull historinë e tyre, ajo qau kur ai doli dhe Redoni u frymëzua që t’i dedikojë një këngë një goce të Tiranës. Thuaj po dhe shkojmë në publicitet.

Redoni: Po

Elona: Si ishte puna e asaj që thamë që e lamë publikun në pritje

Redoni: A ishte pyetja a ja ke dedikuar Tiranës, thashë me plot bindje po

Elona: A u frymëzove nga ajo vajza që njohe në Big Brother për të realizuar këtë këngë, the po, tani komentoje

Redoni: Tani me të treguar realisht, unë jam 80 ditë jashtë, kam udhëtuar, kënga është e krejt eksperiencave që kam patur, po në shenjë solidariteti në këtë moment, kjo këngë shkon për shoqen time më të mirë, Egli Tako, shërim të shpejtë.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x