‘Me shpirt të fal, por…’ Egli i mbyll gojën Gjestit, ja cfarë i tha ajo në sy të gjithë publikut

Mbrëmjen e sotme, gjatë spektaklit Prime të Big Brother VIP Albania,

u transmetuan pamjet e takimit të fundit mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë, pak para se Egli të linte garën.

Dyshja u takua në Dhomën e Rrëfimit, ku patën mundësinë të sqarojnë njëri-tjetrin mbi dinamikat e krijuara mes tyre gjatë qëndrimit në shtëpi. Ky moment i fundit mes tyre ishte i mbushur me emocione dhe reflektim.

Gjestit iu dha rasti t’i shprehë Eglit ndjesën e tij, duke i kërkuar falje për çdo situatë që mund ta kishte lënduar apo mërzitur gjatë eksperiencës së tyre në format.

Egli, me një ton të qetë dhe të sinqertë, i dha një përgjigje prekëse: “Me shpirt të fal.”

Biseda mes tyre:

Egli: Unë po dal se nuk e përballoj dot më
Gjesti: Nuk po e kuptoj, e di që ke gjithë këtë stres, ke vjellë, e di që më ke dash, po mos e jep veten kaq shumë
Egli: Pavarësisht të gjithave nuk kam luajt në asnjë moment të vetëm sa kam hyrë
Gjesti: Ke qenë në ngarkesë të madhe ekstrem. A do më falësh?
Egli: Me shpirt të fal

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x