Deklarata e Gjestit për largimin e Eglit/ Xheneta bën reagimin e papritur

Mbrëmja e sotme e “Big Brother Vip Albania” ka nisur me një nga ngjarjet më të bujshme të kësaj jave, largimin nga shtëpia të Eglit.

Banorët po diskutonin me njëri tjetrin për arsyet që e çuan Eglin deri në largimin nga gara, ndërsa shkaktari kryesor për ta ishte Gjesti.

Nga ana tjetër, ky i fundit i kërkoj falje Eglit duke i thënë se nuk ka qenë kurrë qëllimi i tij që situata të eskalonte deri në këtë pikë,

aq sa dashuria për të ta bënte të linte garën, ndaj dhe ai gjatë kësaj kohe kishte patur momente që i fliste ashpër vetëm për ta bërë të reflektonte dhe mos t’i bënte keq vetes së saj.

Mirëpo, duket se Xheneta ka diçka për të thënë për këtë deklaratë të Gjestit.

Ajo ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram, teksa ka shkruar: “…spo flas edhe pak”.

Nuk dihet se çfarë ka dashur të nënkuptojë Xheneta me këto fjalë, ama mbetet të shihet nëse ajo do të vendosë të flasë.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x