E besoni dot? Thuhet që kjo ish banore do të prezantojë BBVA sezonin e ardhshëm…

Deklarata e Ledion Liços për mosprezantimin e formatit të ardhshëm të ‘BBVA’,

ka shkaktuar shumë diskutime dhe spekulime tek ndjekësit, të cilët janë kureshtarë të dinë se kush mund ta zëvendësojë atë.

Ndërkohë, Dea Mishel, ish-banorja e “BBVA”, ka shpërndarë një pyetje nga ndjekësit e saj në Instagram, ku u pyet nëse ajo do të jetë prezantuese e Big Brother sezonin tjetër.

Ajo iu përgjigj duke thënë “Manifestojeni për mua”, por nuk dha asnjë informacion tjetër rreth mundësisë për t’u bërë prezantuese e programit.

Kjo ka lënë hapur mundësinë e spekulimeve, ndërsa ndjekësit vazhdojnë të mendojnë se kush do të jetë personi që do ta zëvendësojë Ledionin.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x