Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Milano, ku një 37-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u përplas nga një tren.
Aksidenti ndodhi në shinat e trenit, mes rrugës Imbonati dhe Valeggio. Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar. Për të ndërhyrë mbi shina, atyre iu desh të ndërprisnin furnizimin me energji elektrike.
Sipas policisë, shqiptari po ecte shumë pranë shinave kur ndodhi përplasja fatale. Identiteti i tij nuk është bërë ende publik, priten më tepër detaje në vijim.