30 minuta para intervistës, Rudina Dembacaj humb njeriun e familjes! Ja cfarë shpreh aktorja

Aktorja Rudina Dembacaj pas një interviste në televizion, është dashur të bëjë një reagim për ndjekësit dhe fansat e saj.

Kjo pasi ka marrë shumë komente se përse Rudina ishte shfaqur shumë e trishtuar dhe mërzitur gjatë intervistës në Top Channel.

Aktorja ka sqaruar se ka qenë shumë e mërzitur pasi gjysmë ore më parë kishte marrë lajmin se nusja e axhës kishte ndërrur jetë. Një njeri shumë i shtrenjtë për atë, si tregon dhe Dembacaj.

“Kam marrë shumë mesazhe për intervistën tim në Top Channel ku ju jam dukur shumë e mërzitur dhe shumë e trishtume. Arsyeja është se unë gjys orë para intervistës mora vesh se nusja e axhës ka ndërruar jetë.

Për mua është një njëri, ndjes pastë shumë i shtrenjtë, e kam dashur shumë, i ka shërbyer shumë prindërve të mi, në moment që im atë, zbuluam sëmundjen e tij, prindërit e mi u zhvendosën në fshat dhe për 8 muaj jetuan me nusen e axhës dhe me djalin e axhës.

Për mua familja dhe farefisi janë jashtëzakonisht të rëndësishëm. Ju falenderoj për merakun.”

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x