Që nga dalja e saj nga shtëpia e Big Brother VIP
për çështje shëndetësore, shumë është përfolur sa i përket gjendjes së Egli Takos.
Dikush tha që është në depresion të thellë. Të tjerë aluduan se është në izolim dhe mund të kthehet në shtëpinë më të famshme si lojtare.
Megjithatë, e vërteta nuk duket të jetë në asnjë nga versionet e përfolura.
Në TikTok po qarkullon një video e saj në natyrë teksa bën vrap.
Nuk dihet me siguri nëse video është bërë më moti.
Mbetet të shihet se si do i rikthehet Egli përditshmërisë pas mbi 70 ditëve shumë intensive e të vështira.