Aksident tragjik në vend! Humb jetën e reja, pIagosen 5 persona të tjerë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin në aksin rrugor Bulqizë-fshati Peladhi.

 

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se personi që humbi jetën është bashkëshortja e drejtuesit të automjetit, Matilda Zogu 31-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ndodhi më parë rreth orës 21:00, ku u njoftua se drejtuesi automjetit dhe katër pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur rëndë dhe u dërguan menjëherë në spitalin e Tiranës për marrjen e ndihmës së nevojshme.

“Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit, ka humbur jetën shtetasja M.Z., rreth 31 vjeçe (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), ndërsa drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, janë dëmtuar dhe po transportohen drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të saktë të daljes nga rruga të automjetit”, njofton policia.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x