Egli u rikthye në shtëpi, vëmendje merr reagimi i Jul Dedës (Foto)

Pas disa ditësh jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Egli Tako u shfaq për herë të parë në studio, ku deklaroi se dëshironte të rikthehej në garë.

Pas kësaj, u hap një televotim, dhe publiku vendosi për rikthimin e saj në shtëpi.

Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta, mes tyre edhe ai i aktorit Jul Deda. Përmes një postimi në Instastory, ai shkroi:

“Kur doli Egli thashë: ‘Bravo, hera e parë që mendon për veten.’ Ja paskam futur kot, Egli nuk di të mendojë për veten. Rikthimi e vërteton këtë. Si mund të kthehesh me vetëdije në një realitet që të çmend?”

Deklarata e tij ka nxitur diskutime mes ndjekësve të spektaklit, duke ndarë opinionet mes atyre që e mbështesin Eglin dhe atyre që mendojnë se rikthimi i saj nuk ishte zgjedhja më e mirë për të.

Recent Posts:
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x