Eglin nuk e ndal dot më asgjë! Rikhthehet më e fortë se kurrë, ja cfarë i bëri Gjestit dhe Rozanës sapo hyri

Rikthimi i Egli Takos në Big Brother VIP Albania nuk ka kaluar pa tensione.

 

Që në orët e para pas rikthimit, ajo është përfshirë në një debat me Rozana Radin.

Shkak për përplasjen u bë një koment i Eglit, e cila i tha Rozanës se e vuri re reagimin e saj sapo hyri në shtëpi: “Kur hyra, u preve në fytyrë.”, duke shtuar më pas se ka qenë e para që e ka quajtur posesive.

Rozana ia ktheu me ironi: “Çfarë prisje, të merrja vallen?”, ndërsa tha më tej: “Ta kanë thënë opiniomistët të parët posesive. Por edhe po ta kam thënë, të kam thënë edhe vendos veten para të tjerëve”.

Por Egli nuk ndaloi me kaq dhe vijoi: “E kam parë trishtimin tënd sapo ika nga këtu. Ty t’u realizua ëndrra më e madhe kur unë dola.”

Në debat u përfshi edhe Gjesti, por Egli vendosi të largohej nga situata duke thënë: “Vazhdoni zihuni me njëri-tjetrin tani.”

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x