‘Sa të mira i ke buzët’ Cfarë po ndodh mes Gjestit dhe Danjës? Banori i kërkon që ta…

Pas G-Banit, i cili e ka shprehur hapur pëlqimin e tij për Danjën, një tjetër banor ka tërhequr vëmendjen me një koment për të.

 

Gjesti, i cili më herët ka qenë në qendër të diskutimeve për raportin e tij me Egli Takon, këtë herë ka bërë një deklaratë surprizuese për Danjën.

Teksa dyshja po debatonte, Danja e akuzoi Gjestin se ai ka flirtuar me të, duke i lëshuar fjalë gjatë një momenti kur iu afrua në divan. Në mbrojtje të tij, Gjesti mohoi akuzat, duke thënë se thjesht i ka përcjellë lojën.

“Çfarë loje, që më komentove buzët?” – e pyeti Danja.

Në një përgjigje surprizuese, Gjesti tha: “Buzët i ke të mira, por kurrë nuk t’i puth.”

Danja nuk nguroi t’i përgjigjej me ironi: “S’ke pikën e shansit!”

Kjo bisedë ka ndezur rrjetin, ku shumë ndjekës po presin reagimin e Redit, i cili dihet që është në një romancë me Danjën.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x