Banori i Big Brother VIP Albania, Laert Vasili ka bërë një veprim jo të hijshëm në formatin televiziv.
Teksa ishte duke diskutuar me Gertën, ai futi dorën në pjesën intime gjë për të cilën u revoltua edhe banorja.
Ndaj këtij veprimi kanë reaguar edhe familjarët e banores të cilët kanë publikuar momentin bashkangjitur shkrimin:
“Çdo veprim që cenon dinjitetin dhe lirinë e një gruaje është një akt i neveritshëm që duhet të ndëshkohet. Nuk ka justifikim për këtë sjellje të turpshme. Respekti është minimalja që i detyrohemi njëri-tjetrit”, thuhet në shkrimin e tyre”.