Gjesti ironizon keq Eglin pas sjelljes së saj të ftohtë pas rikthimit në shtëpi ‘Nuk paska qenë dashuri, por…’

Gjesti nuk ka hezituar ta shndërrojë situatën e tensionuar me Egli Takon në humor.

 

Së fundmi, ai është parë në kuzhinë duke pastruar, ndërkohë që këndonte disa vargje kushtuar Eglit.

Me një ton ironik, ai u shpreh i habitur sesi Egli e kishte “harruar” për vetëm nëntë ditë, pavarësisht fjalëve të dashurisë që i kishte thënë më parë.

“S’paska qenë dashuri, po paska qenë fiksim”, tha ai, dhe vazhdoi me një improvizim muzikor:

“O s’kam lënë vend pa të përmend po qysh ke dal prej zemrës tem, o Egli im pse s’po flet për mua qysh për nëntë ditë dashuria qenka shkuar. Qysh për nëntë ditë më ke harruar, a më ke thënë që shumë të dua. S’paska qenë dashuri po paska qenë fiksim, ah zemra jem ke bërë eskalim“.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x