Gjesti po përjeton disa nga momentet më të vështira brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Një video e publikuar së fundmi tregon atë duke qëndruar i vetëm në sauna, me lot në sy dhe në një gjendje të dukshme emocionale.
Prej disa ditësh, ai është distancuar nga banorët dhe shihet shpesh i zhytur në mendime. Kjo periudhë izolimi ka ardhur pas rikthimit të Egli Takos, me të cilën ai kishte krijuar një raport të afërt më herët.
Megjithatë, marrëdhënia mes tyre ka ndryshuar, duke u kthyer në përplasje dhe tensione të vazhdueshme.
Duket se kjo situatë ka ndikuar ndjeshëm tek Gjesti, i cili po kalon gjithnjë e më shumë kohë i vetëm, larg shoqërisë së banorëve të tjerë.