“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida.
Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka bërë me dije se programi do të nisë së shpejti në ekranin e Vizion Plus megjithëse nuk ka ende një datë zyrtare.
Konkurrentët, të cilët nuk janë bërë akoma publikë, do të përballen me sfidat e jetës në fermë për 90 ditë ndërsa fituesi do të rrëmbejë çmimin prej 100 mijë eurosh.
Kujtojmë se këtë vit po përflitet se një nga moderatorët e programit do të jetë Luiz Ejlli, megjithëse kjo mbetet ende e pakonfirmuar nga vetë këngëtari apo produksioni.
View this post on Instagram