Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania solli një nominim të pazakontë, duke ndarë banorët në grupe dhe duke i detyruar të votojnë njëri-tjetrin për televotim.
Por ajo që shkaktoi më shumë bujë ishte vendimi i Loredanës për të nominuar ish-partnerin e saj, Joz Markun.
Ky veprim i Loredanës nuk kaloi pa reagime. Gerta Gixhari e përballi atë, duke e quajtur të pabesueshme që një person me të cilin ka pasur një lidhje, përfundon në nominim pikërisht prej saj.
Megjithatë, Loredana mbrojti vendimin e saj, duke thënë: “Ai më ul çdo ditë. Më mirë mos ta bënte.”
Kjo lëvizje ka rritur edhe më shumë tensionin mes dyshes, e cila pretendon se tashmë janë vetëm miq, por dinamika mes tyre tregon të kundërtën.