Mjerë ajo familje që i pret/ Nuk mbahen lotët, dalin fotot: Këto janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë

Një aksident tragjik ndodhi pak pas mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, në afërsi të fshatit Fushë-Prezë.

 

Katër të rinj të moshave 20-25 vjeç humbën jetën, pasi makina “Benz” me të cilin po udhëtonin u përplas me një betoniere e cila ishte e parkuar anës rrugës.

Ashtu sikurse bëmë me dije dhe më herë viktima në këtë aksident tragjik mbetën të rinjtë, Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi. Fatkeqësisht katër të rinjtë nuk mund të dilnin ta automjeti i cili ishte i përfshirë nga flakët.

Enejdi dhe Erildi, dy të rinjtë që shihni në foton e mëposhtme janë vëllezër. Ndërsa, i riu tjetër, Andi Laçi, kushëriri i tyre.

Lidhur me këtë ngjarje në pranga ra shoferi i betonierës, Alekansër Krrashi. Pas aksidentit ky shtetas u largua nga vendi i ngjarjes, por falë ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve policore u bë i mundur arrestimi i tij.

 

Burime për mediat bëjnë me dije se ishte një parullë policie ata të cilët konstatuan aksidentin. Menjëherë ndërhyjnë, por fatkeqësisht nuk mundën të shpëtonin të rinjtë pasi automjeti ishte përfshirë nga flakët.

Policia është duke hetuar lidhur me shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë deri më tani dyshimet paraprake janë se përplasja mund të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë.

 

“Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit Enejd Laçi., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij , Erild Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç. Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi , 24 vjeç”, njoftoi Policia më herët.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x