Nuk kanë fund debatet mes Eglit dhe Gjestit! Ulërima dhe të bërtitura në mes të shtëpisë ‘Boll më ke dhënë mend mua…’

Debatet e ashpra mes Gjestit dhe Eglit nuk kanë të ndalur, që prej ballafaqimit gjatë spektaklit të së martës.

 

Mes toneve të ngritura, Egli i ka kujtuar edhe një herë banorit marrëdhënien e tyre, teksa e ironizon duke i thënë se ai do ta kishte dashur më shumë nëse do të kishte qenë më e egër.

“Boll o boll, se më ke dhënë mend mua. Shko ulu te stormi tani dhe merru me të tjerët. Të kisha qenë e egër unë do ishte shumë mirë por nuk kam qenë. Prandaj bën çfarë bën ti se nuk kam qenë e egër. Po të kisha qenë do më kishe dashur. Ti vdes të të bëjnë keq.”, u shpreh banorja.

Ndërkohë, Gjesti i është përgjigjur menjëherë, duke u shprehur se nuk do ta donte kurrë as nëse do ishte e egër, por as nëse do t’i jepte respekt të tepruar.

“Jo kurrë në jetë. Edhe shumë respekt mos më jep.”, u përgjigj Gjesti.

Egli nuk la pa e ironizuar sërish, teksa i theksoi se ai po del viktimë në gjithë këtë histori.

“Pa merak se po të nxjerrin viktimë edhe respekti edhe egërsia.”, ia ktheu Egli.

 

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x