“Dashnori i …”/ Egli i kthehet ashpër Gjestit: Atë fjalë mos e përdor me mua

Raporti i Gjestit me Eglin ka ndryshuar shumë që kur banorja u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Egli nuk i qëndron më pranë banorit dhe nuk kujdeset për të ashtu siç bënte para se të dilte nga shtëpia. Madje edhe kur ai e fton që të rrinë bashkë sa për të pirë një cigare, ajo e refuzon.

Pasditen e sotme, teksa Egli po hante bukë, Gjesti ka shkuar pranë saj dhe ajo i thotë që të ik dhe të shohë punën e tij.

“A po ik o shok?”, i tha banorja dhe ai u përgjigj i habitur: “Mua shok?!”.

Kur Egli e pyeti ‘pse ça je ti?’, Gjesti tha direkt: “Dashnori”.

Kjo fjalë nuk i pëlqeu aspak asaj e cila iu kundërpërgjigj: “Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin. Mos e thuaj më”.

Më pas Egli i tha që fjalët ‘dashnor, burri, i dashuri mos t’i përdorë më për të’.

Pjesë nga diskutimi:

Egli: A po ik o shok? A po ik të shohësh punën tënde?

Gjesti: Shok?

Egli: Po.

Gjesti: Mua shok?

Egli: Pse ça je ti?

Gjesti: Dashnori

Egli: Dashnori?

Gjesti: Jo, i dashuri, i dashuri.

Egli: Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin. Mos e thuaj më.

Gjesti: I dashur moj, e përmirësove.

Egli: Si term me mua mos e përdor më. Dashnori, i dashuri, burri me i fshi kur flet me mua. Hajde, mos e bëj më gropë seç e ke bërë, lëre aq sa e ke bërë.

Gjesti: Sa gropa 2 metra? Dua ta bëj 3 metra.

Egli: Rri mirë.

Gjesti: E di se ja dal edhe nëse bie.

Egli: Ore turpi jot është që vazhdon e qesh me këtë gjë, nuk është i imi. Vazhdo e qesh.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x