Vdekja tragjike e katër të rinjve pak para mesnate, ka tronditur mbarë opinionin publik. Enejd Laçi, 25 vjeç, Erild Laçi, 20 vjeç, (vëllezër),
Andi Laçi, 22 vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç janë katër djemtë të cilët humbën jetën pasi makina me të cilën ata po udhëtonin, shpërtheu në flakë pasi u përplas me betonieren.
Enejd Laçi së bashku me kushëririn e tyre Andi Laçi dhe Enrikejd Kurti shkuan në aeroportin e rinasit për të pritur 20-vjeçarin Erild Laçin, i cili sapo ishte kthyer nga Gjermania.
E ndërsa po ktheheshin për në shtëpi, automjeti tip “Benz” që po drejtohej nga Enejd Laçi u përplas me një betoniere të parkuar në anë të rrugës në zonën e Fushë-Prezës.
Shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia e lartë që të rinjtë po udhëtonin, ndërsa automjeti pas përplasjes fatale ka shpërthyer në flakë. Fatkeqësisht katër të rinjtë nuk mund të dilnin ta automjeti i cili ishte i përfshirë nga flakët.
Lidhur me këtë ngjarje në pranga ra shoferi i betonierës, Aleksandër Krrashi. Pas aksidentit ky shtetas u largua nga vendi i ngjarjes, por falë ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve policore u bë i mundur arrestimi i tij. Gjithashtu Aleksandër Krrashi nuk ka qenë i pajisur me patentën e duhur për këtë kategori automjeti.
Ngjarja e rëndë me katër të vdekur në aksin Prezë – Fushë Krujë ka tronditur mbarë opinionin publik. Të rinjtë nga Borizana dhe Fushë Kruja, Enejd Laçi, 25 vjeç, Erild Laçi, 20 vjeç, (vëllezër), Andi Laçi, 22 vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç, humbën jetën në një aksident tragjik pasi makina tip “Benz” u përplas me një betoniere. Goditja ishte fatale për ta pasi automjeti shpërtheu në flakë, si shkak i impiantit të gazit.
Sot, në orën 16:00 është bërë ceremonia mortore për të ndjerët, ndërsa detaje të reja janë mësuar nga kjo ngjarje e tmerrshme që përfshiu rrethin e Krujës.
Automjeti i të rinjve me të cilin po ktheheshin nga aeroporti i Rinasit ishte blerë vetëm para katër ditësh. Ndërsa mësohet se i ndjeri, Andi Laçi që kishte shkuar të shoqëronte kushurinjtë, ishte fejuar para një jave.