Këngëtari Vserlo, ish-banor i Big Brother VIP Albania 4, ka reaguar për herë të parë pas publikimit të një videoje që pretendohej se e shfaqte atë në një marrëdhënie intime me një mashkull.
Videoja u bë virale ndërsa ai ishte ende në shtëpinë e BBVIP, duke shkaktuar shumë diskutime në rrjet.
Pas eliminimit nga gara pak ditë më parë, Vserlo vendosi të thyejë heshtjen përmes një postimi në Instastory, ku mohoi kategorikisht që ai të ishte personi në video.
“Ore çuna, ç’paskeni qenë… Sa kurioz paskeni qenë të më shikoni mua në një video porno.
Sa keq për ju që s’jam unë. Gjithsesi, fantazoni sa të doni.
Unë do nis nga përzgjedhjet, avash avash, se lista e të interesuarve po bëhet e madhe.
Ja paskam kaluar dhe Olës mesa duket xp“, – shkroi ai me ironi.