Rozana dhe Aldo kanë debatuar ditën e sotme me njëri-tjetrin për Jozin
Rozana dhe Aldo kanë debatuar ditën e sotme me njëri-tjetrin për Jozin. Regjisori e pyeti këngëtaren se pse ka ndryshuar mendje për banorin dhe flet me të.
“Kurse Jozi në ndryshim nga ty, erdhi e më tha Rozi hajde pimë kafe këtu. Jozi përtej llafeve që ka thënë, ka dhe humor, ti s’ke humor e asgjë”, i tha Rozana.
Më pas banorja i tha se nuk donte të fliste më me të dhe iu drejtua duke i thënë:
“E di si është puna, kam ardhur të bëj banjë dielli, nuk kam ardhur të merrem me ty”.
“Trego prapanicën se e ke zakon”, iu kundërpërgjigj Aldo dhe këngëtarja i kthehet ashpër: “Ti je i fëlliqur, je përndjekjes”.
Aldo: Të pyes ty për ty
Rozana: Pyet Jozin
Aldo: Për qëndrimin tënd? Muhabetet që bëni nuk më interesojnë fare.
Rozana: Ti je skuth gjatë gjithë kohës
Aldo: Ti je me raste
Rozana: Kurse Jozi në ndryshim nga ty, erdhi e më tha Rozi hajde pimë kafe këtu
Aldo: Në ndryshim me mua?
Rozana: Po ta them dhe një gjë tjetër. Jozi përtej llafeve që ka thënë, ka dhe humor, ti s’ke humor e asgjë
Aldo: Pse acarohesh? Nuk të jap humor ty
Rozana: Po nuk ke humor se duhet t’a kesh të lindur
Aldo: Unë mbaj qëndrim
Rozana: E di si është puna, kam ardhur të bëj banjë dielli, nuk kam ardhur të merrem me ty.
Aldo: Ça po thua
Rozana: Nuk dua fare të të kthej përgjigje
Aldo: Po bëj monolog
Rozana: Fol me shpinën time
Aldo: Trego prapanicën se e ke zakon
Rozana: Po aty të shkojnë sytë ty, unë kam dhe shpinë këtu. Pse të shkojnë sytë te celuliti? Pse të shkojnë sytë te vajzat që janë si rrugaçe?
Aldo: Si rrugaçe?
Rozana: Ti je i fëlliqur, je përndjekjes i vajzave.