Reality show-t janë gjithnjë një burim i pashtershëm diskutimesh dhe interesit të publikut.
Dy nga emrat më të përfolur kohët e fundit, Egli Tako dhe Gjesti, kanë qenë në qendër të vëmendjes, duke ndarë mendimet e publikut për personalitetin, lojën dhe ndikimin e tyre në spektakël.
Së fundmi, një analizë e Google Trends tregon qartë se Egli Tako është shumë më i kërkuar në internet sesa Gjesti.
Grafiku i shfaqur nga statistikat e kërkimeve në Shqipëri për 30 ditët e fundit tregon se interesi për Eglin ka njohur kulme të dukshme në disa momente kyçe, duke tejkaluar ndjeshëm atë të Gjestit.
Gjesti duket se ka pasur një interes më të qëndrueshëm, por pa shpërthime të mëdha në kërkime.