Cfarë po ndodh me Livian dhe Mevlanin? Ish banorja tregon hapur të vërtetën ‘Kemi folur dhe jemi…’

Ish-banorja e “BBVA” dhe një nga personazhet më të komentuar, Livia Brunga, ka shuar më në fund kuriozitetin e të gjithëve, nëse është rikthyer apo jo me Mevlanin.

 

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Livia mori një mesazh nga Mevlani, i cili i konfirmonte asaj ndjenjat. Livia në atë kohë, pranoi po ashtu ndjenjat, ndërsa u la të kuptoj se mund të kishte pse jo një rikthim mes tyre.

Mirëpo, gjatë një interviste të fundit, Livia ka folur për jetën e saj personale, teksa ka deklaruar se për momentin është single. Ajo është shprehur se nuk ka sy për askënd, dhe se po merret vetëm me vetën.

“Në këtë moment nuk kam sy për askënd. Po merrem vetëm me veten. Unë kam qenë e lidhur deri vonë dhe nuk më ngacmonin çunat aspak. Po mendoj për veten. Jam single, por merrem me veten. Fokusi tek Livia”, është shprehur Livia.

Ndërkohë, referuar raportit me Mevlanin, ajo nuk ka dhënë shumë detaje, ndërsa la të kuptohet se dyshja kanë folur.

“Kemi folur, mund të them qe kemi folur. Nuk do të them më shumë por ne kemi pasur mundësi që të flasim. Kemi respekt për njëri-tjetrin, kemi arritur në këtë pikë dhe mendoj që kjo është gjëja më e shëndetshme mes dy njerëzve që janë dashur shumë. Kaq”, tha Livia.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x