Aksident i rëndë në vend! Humb jetën një person, dalin detajet

Një 33-vjeçar, pasagjer në një makinë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Berat-Dimal, në fshatin Otllak, ku shoferi 34 vjeç, banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Sipas policise nga dalja nga rruga e automjetit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. Ll., 33 vjeç, banues në Kuçovë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak, shtetasi G. Sh., 34 vjeç, banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga dalja nga rruga e automjetit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. Ll., 33 vjeç, banues në Kuçovë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x