Me Luanën në krye, ja kur nis Ferma Vip 2! Del data zyrtare, ky sezon PREMTON shumë

Tashmë e konfirmuar! Luana Vjollca do të jetë moderatore e sezonit të dytë të “Ferma Vip”.

 

Vetë faqja zyrtare në Instagram ka publikuar videon prezantuese të këtij sezoni, ku duket Luana teksa punon në fermë.

Gjithashtu është zbuluar edhe data e startimit, që do të jetë më 31 mars.

Nga ana tjetër, nuk dihet ende se kush do ta zërë vendin e “agait”, rol i cili sezonin e shkuar i takonte Bes Kallakut.

Kjo do të mbetet për t’u zbuluar më tej, pasi Luiz Ejlli i hodhi poshtë zërat se do të jetë pjesë e programit.

Kujtojmë se deri tani personazhet që përflitet se do të jenë pjesë, janë: Federik Ndoci, Big Basta, Erand Sojli, Rovena Dilo, Olsi Bylyku, Elinara Shehu dhe Alba Pollozhani.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

 

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x