Gjesti i mbyll përfundimisht mundësitë Eglit: “Kurrë në jetë s’dua të kem gjë me të”? – por ka dhe një dëshirë të fundit

Marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në “Big Brother VIP 4” ka hyrë në një fazë të pakthyeshme, me këngëtarin që ka deklaruar hapur se nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me të.

Pas rihyrjes së Eglit në shtëpi, distanca mes tyre është bërë gjithnjë e më e dukshme.

Egli ka mbajtur një qëndrim të ftohtë ndaj Gjestit, duke biseduar shpesh me banorë të tjerë për të, ndërsa ky i fundit ka vendosur të mbyllë çdo mundësi pajtimi.

Në një bisedë me Valbonën, Gjesti u shpreh se dëshiron vetëm të falin njëri-tjetrin, por pa asnjë mundësi që të kenë ndonjë raport në të ardhmen:

“Pasha Zotin kurrë në jetë nuk dua të jem bashkë me Eglin. Dua për të fundit herë të merrem vesh me të, të më falë dhe ta fal. Por jo vetëm ajo e pastër, sepse edhe unë jam i lënduar dhe i ngarkuar.

Të flasim dhe të dy t’ja falim njëri-tjetrit se nuk jam vetëm unë fajtori kur unë ia kam treguar të gjitha gjërat. Nuk mundet të vijë ajo prej jashtë dhe të luajë këtë rol”, u shpreh ai.

Deklarata e tij tregon qartë se asnjë shpresë për një ribashkim mes tyre nuk ekziston, ndërsa dinamika mes tyre mbetet një nga më të diskutuara brenda dhe jashtë shtëpisë.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x