Gjesti dhe Egli Tako janë sqaruar në shumë gjëra sa i përket marrëdhënies së tyre të krijuar në Big Brother.
Ata kanë folur për të gjitha, që nga nisja e këtij raporti e deri te krisja dhe kërkim-falja.
Veç kësaj, banorja i ka kërkuar llogari edhe për disa gjëra të tjera që ka thënë brenda.
Në një moment, ajo e ka imituar atë teksa po fliste nëpërmjet kamerave para pak javësh.
“Oj Diellzë nubi, prite mbretin se po vjen tani, fale mbretin, kuptom se ti e di se kështu po duhet me i bë do gjëra këtu, e di që të kam mërzit po shpejt vjen mbreti”, ka thënë Egli.
Kjo shkaktoi të qeshura edhe te Gjesti, i cili u ngrit nga tavolina dhe po sillej nëpër dhomë.
Sidoqoftë, ata nuk kanë lënë asgjë pa sqaruar dhe ky raport tani po vazhdon të jetë stabil.