‘Një re e zezë do ju mbështjellë…një javë sa për një vit…’ Jorgo Pulla paralajmëron si asnjëherë më parë për javën e fundit të këtij muaji!

Si do të jetë kjo javë në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës? Cilat janë shenjat më fatlume të javës dhe kush duhet të bëjë kujdes

 

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV me moderatore Androniki Kolka, ishte i ftuar astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një analizë të detajuar për javën e fundit të këtij muaji, 24-30 mars, për 12-të shenjat e zodiakut.

Sipas astrologut Pulla, kjo javë do të ketë ndikime të forta planetare.

“Duhet të tregohemi të matur dhe të kemi kujdes me fjalët, pasi java sjell keqkuptime dhe tensione në marrëdhëniet personale dhe profesionale, me Mërkurin dhe Afërditën në retrogradë te Peshqit.

Eklipsi Diellor tek Dashi kërkon pastrim emocional, ndërsa Neptuni tek Dashi sjell zgjime të reja të brendshme për të gjithë.

Tani është momenti dhe periudha që duhet të zgjohemi, të lëmë pas të kaluarën dhe të marrin vendime për nisma të reja.
Ecni përpara, duke kthyer kokën pas për të mos bërë gabimet e së shkuares!”, paralajmëron Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

DASHI

Ndryshime dhe fillime të reja! Kjo javë është plot energji intensive, por edhe sfida.

Mërkuri dhe Afërdita janë retrogradë te Peshqit, gjë që ndikon në komunikimin dhe marrëdhëniet. Eklipsi Diellor të shtunën në shenjën tuaj intensifikon emocionet dhe sjell ndryshime të papritura.

Mund të ndiheni sikur situatat janë jashtë kontrollit tuaj, por kjo mund të jetë shtysë për fillime të reja. Në dashuri, kjo javë sjell ulje-ngritje të forta emocionale.

Nëse jeni në një lidhje, përpiquni të shmangni reagimin e tepërt, pasi komunikimi mund të jetë konfuz. Nëse jeni beqarë, eklipsi mund të sjellë një shpërthim emocionesh apo zbulim të realiteteve të reja emocionale. Në punë mund t’ju duhet të rishikoni disa strategji apo partneritete.Vonesat janë të pashmangshme, ndaj mos nxitoni në marrjen e vendimeve. Në financat duhet të jeni të kujdesshëm ndaj çdo shpenzimi të pajustifikuar dhe të jeni më të kujdesshëm me detyrimet.

DEMI

Rivlerësimi i marrëdhënieve dhe çështjeve profesionale! Kjo javë mund të sjellë disa vonesa dhe zhgënjime, veçanërisht në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve, për shkak të lëvizjeve retrogradë të Venusit dhe Mërkurit tek Peshqit. Eklipsi Diellor te Dashi të shtunën mund të sjellë trazira ose të zbulojë çështje të fshehura. Nëse ndiheni të pasigurt, shmangni marrjen e vendimeve të mëdha këtë javë. Në dashuri, mund të ketë momente pasigurie ose ngarkesë të tepruar emocionale. Nëse jeni në një lidhje, duhet të përpiqeni të ruani ekuilibrin dhe të mos lejoni që keqkuptimet e vogla të përshkallëzohen. Nëse jeni beqarë, e shtuna sjell një moment domethënës që mund të ndryshojë rrjedhën e emocioneve tuaja. Në punë, kjo javë mund të sjellë shtyrje dhe vonesa, sidomos në projekte që kërkojnë komunikim apo bashkëpunim. Preferohet të merreni me çështje në pritje dhe të shmangni fillimet e reja. Në financat mund të lindin shpenzime të papritura ose mund të përballeni me vonesa në pagesa.

BINJAKËT

Probleme komunikimi, tensione të brendshme! Kjo javë sjellë disa keqkuptime, për shkak të retrogradit të Venusit dhe Mërkurit te Peshqit. Pavarësisht vështirësive në komunikim, tensioni sjell edhe momente krijuese. Eklipsi Diellor tek Dashi mund të sjellëpastrim intensiv emocional, ndaj përpiquni të qëndroni të qetë dhe të adaptueshëm. Në dashuri, komunikimi është pika e dobët këtë javë! Nëse jeni në një lidhje, bëni kujdes nga keqkuptimet dhe fjalët që mund të keqinterpretohen. Nëse jeni beqarë, e shtuna mund të sjellë një ribashkim ose rilindjen e një ndjenje të vjetër që do t’ju bëjë të rimendoni. Në punë është një moment i mirë për të përfunduar detyrat në pritje, por jo për të marrë përsipër ndonjë të re. Mundohuni të mos përfshiheni në negociata të mëdha apo partneritete të reja. Për sa i përket financave, kjo javë është paksa e paqëndrueshme, ndaj duhet të kujdeseni për shpenzimet dhe të shmangni huamarrjen.

GAFORRJA

Stabilizim dhe rivendosje ekuilibri! Kjo javë ka shumë tension të brendshëm dhe pasiguri. Afërdita dhe Mërkuri retrogradë tek Peshqit mund të turbullojnë gjykimin tuaj dhe të shkaktojnë vonesa në punët tuaja. Eklipsi Diellor tek Dashi të shtunën mund të shkaktojë ndryshime në çështjet personale ose të nxjerrë në dritë çështje të hapura që i keni lënë pas dore. Në dashuri, kjo javë kërkon vëmendje dhe durim. Nëse jeni në një lidhje, mund të ketë vështirësi në komunikim ose keqkuptime që mund të shkaktojnë tension. Nëse jeni beqarë, mbrojini ndjenjat tuaja dhe mos lejoni që pasiguritë të përcaktojnë zgjedhjet tuaja. Në jetën tuaj profesionale duhet të jeni të kujdesshëm me marrëveshjet dhe projektet e reja. Mos u angazhoni për asgjë të re para fundjavës. Në financat është më mirë të kufizoni shpenzimet dhe të prisni momente më të mira për të bërë blerje apo investime të reja.

LUANI

Rritje dhe ulje ne dashuri, perspektiva të reja ne biznes! Kjo javë është plot me kthesa dhe zbulime, për shkak të Mërkurit dhe Venusit retrogradë tek Peshqit. Eklipsi Diellor te Dashi të shtunën mund të shkaktojë trazira të thella emocionale ose të zbulojë situata të fshehura që ju shqetësojnë. Është një kohë e mirë për të rishqyrtuar prioritetet tuaja dhe për të lënë pas atë që ju pengon. Në dashuri, gjërat janë konfuze dhe vendimet janë të vështira. Nëse jeni në një lidhje, duhet t’i qaseni çështjeve me durim dhe kujdes. Nëse jeni beqarë, java sjell konflikte emocionesh dhe mendimesh, por edhe mundësinë për të gjetur një rrugë të qartë në drejtimin e duhur. Në jetën tuaj profesionale, preferoni të përfundoni detyrat në pritje sesa të merrni përsipër detyrime të reja. Mërkuri retrogradë mund të sjellë vonesa, ndërsa në financa është mirë të shmangni hapjet apo investimet e mëdha këtë javë.

VIRGJËRESHA

Rivlerësoni çështjet financiare dhe profesionale! Kjo javë mund të jetë plot me kthesa dhe surpriza, për shkak të retrogradeve të Mërkurit dhe Venusit. Eklipsi Diellor të shtunën tek Dashi sjell energji intensive, e cila mund të krijojë paqartësi dhe konflikte në jetën tuaj personale dhe profesionale. Është një kohë e mirë për të bërë rishikime dhe rivlerësim të situatave. Në dashuri, mund të përjetoni ulje-ngritje të forta emocionale. Nëse jeni në një lidhje, duhet t’i kushtoni vëmendje komunikimit dhe të jeni më të hapur për të kuptuar nevojat e partnerit. Nëse jeni beqarë, një njohje e re mund të sjellë tronditje, ndaj mos nxitoni në veprime. Në jetën tuaj profesionale, rikthimet sjellin vonesa dhe keqkuptime, ndaj është mirë të shtyni marrëveshje të reja profesionale apo hapa të mëdhenj. Në financat java kërkon kujdes dhe maturi financiare pasi mund të lindin shpenzime të papritura.

PESHORJA

Rivlerësim i marrëdhënieve, pastrime intensive emocionale! Kjo javë ka një ajër rinovimi, por edhe përçarjeje. Me Venusin dhe Mërkurin në retrogradë te Peshqit, si dhe me Eklipsin Diellor te Dashi të shtunën, mund të gjendeni përballë ngërçeve emocionale ose profesionale. Është koha të rishikoni prioritetet tuaja dhe të mos nxitoni në marrjen e vendimeve të mëdha. Sidomos në fund të javës, nevoja për pastrim do të jetë intensive. Në dashuri mund të lindin momente tensioni dhe emocionesh të tepërta, veçanërisht nëse keni dyshime për marrëdhënien tuaj ose keni lënë pas dore komunikimin me partnerin. Nëse jeni beqarë, eklipsi diellor i së shtunës mund të sjellë emocione të papritura, por kujdes se si i investoni emocionet tuaja. Në punë java ka vonesa dhe pengesa të vogla. Është një kohë e mirë për të përfunduar detyrat në pritje ose për të rishikuar strategjitë tuaja. Në financat situatat e paparashikuara kërkojnë përmbajtje dhe kujdes në shpenzime, ndërkohë që mund të lindin vonesa apo mosmarrëveshje në çështjet financiare.

AKREPI

Vendime dhe mundësi të reja në marrëdhënie! Kjo javë ka disa sfida dhe ndryshime për ju. Mërkuri dhe Venusi retrogradë te Peshqit, të kombinuara me eklipsin diellor të shtunën, mund të shkaktojnë konfuzion në komunikim dhe të nxjerrin në sipërfaqe emocione të fshehura. Edhe pse gjërat mund të duken të pasigurta, kjo javë ju jep mundësinë të bëni rishikime të rëndësishme dhe të merrni vendimet e duhura për të ardhmen. Në dashuri, eklipsi diellor të shtunën mund të sjellë kthjellime të forta emocionale. Nëse jeni në një lidhje, gjërat mund të përmirësohen, por vetëm nëse ka një komunikim të hapur dhe të sinqertë. Nëse jeni beqarë, java mund të sjellë një zgjim emocional që do t’ju ndihmojë të merrni vendime për të ardhmen tuaj. Në punë janë të mundshme vonesa dhe pengesa. Mos bëni lëvizje të nxituara dhe kufizoni veten në rishikimin e qëllimeve tuaja! Për sa i përket financave, sigurohuni që të mos bëni shpenzime të reja dhe kontrolloni detyrimet, pasi situatat janë të paqëndrueshme dhe mund të ketë ngjarje të paparashikuara.

SHIGJETARI

Kujdes në jetën e përditshme, larg debateve në komunikim! Kjo javë ka ndryshime dhe zbulime të rëndësishme për ju. Me Afërditën dhe Mërkurin në retrogradë te Peshqit, por edhe me Eklipsin Diellor të shtunën te Dashi, mund të ndjeni se gjërat rreth jush nuk po zhvillohen siç prisnit. Edhe pse mund të ketë vonesa dhe shtyrje, kjo është koha për të rishqyrtuar strategjinë tuaj dhe për të forcuar komunikimin me të tjerët. Në jetën tuaj emocionale, kjo javë sjell ulje-ngritje të forta emocionale. Nëse jeni në një lidhje, keni nevojë për durim dhe vëmendje në komunikimin me partnerin. Eklipsi diellor të shtunën sjell një emocion dhe një rinovim që mund të çojë në fillime të reja apo edhe sfida të reja. Në punë, kujdes nga keqkuptimet dhe vonesat, veçanërisht nëse keni në plan të bëni lëvizje të mëdha ose të filloni projekte të reja! Në financat mund të përballeni me disa pengesa apo vonesa në pagesa, ndaj është më mirë të jeni të përmbajtur dhe të mos merrni përsipër detyrime të reja financiare.

BRICJAPI

Ndikime në marrëdhënie, rishikime profesionale! Kjo javë është me rishikime dhe ndryshime, veçanërisht me Mërkurin dhe Afërditën retrogradë te Peshqit. Eklipsi Diellor të shtunën tek Dashi mund të sjellë tronditje të papritura, veçanërisht në situata profesionale apo personale. Ndërsa gjërat mund të duken konfuze, këto ndryshime janë për të mirën tuaj, pasi hapin perspektiva të reja. Në jetën tuaj emocionale, nëse jeni në një lidhje, kjo javë do të sjellë nevojën për më shumë kohë dhe komunikim me partnerin. Eklipsi Diellor mund të sjellë tensione, por edhe zbulime të rëndësishme që do ta ndihmojnë marrëdhënien të ecë përpara. Nëse jeni beqar, zhvillimet do jenë të shpejta dhe mund t’ju krijojnë tension emocional. Në punë duhet të keni kujdes me bashkëpunimet dhe planet profesionale, pasi mund të shfaqen vonesa apo probleme komunikimi. Për sa i përket financave, është një javë e mirë për të rishikuar buxhetin tuaj dhe për të munduar të shkurtoni shpenzimet e panevojshme.

UJORI

Rivlerësimi i qëllimeve dhe partneriteteve! Kjo javë ka disa ndryshime dhe përmbysje, për shkak të retrogradeve të Afërditës dhe Mërkurit tek Peshqit. Eklipsi diellor të shtunën sjell të dhëna të reja që ndikojnë në jetën tuaj të përditshme dhe në marrëdhëniet tuaja. Edhe pse situatat mund të jenë paksa të paqëndrueshme, do të jetë një mundësi për të bërë disa sqarime dhe për të hedhur themelet për të ardhmen tuaj. Në jetën tuaj emocionale, ndryshimet janë të mundshme. Nëse jeni në një lidhje, komunikimi është pika e dobët e javës, ndaj duhet të keni kujdes ndaj reagimeve dhe të shmangni diskutimet e tepërta. Nëse jeni beqarë, eklipsi diellor mund të sjellë një këndvështrim të ri në jetën tuaj të dashurisë ose të sqarojë një marrëdhënie që ju ka mbetur në të kaluarën. Në punë, sigurohuni që të jeni të kujdesshëm në vendimet që merrni dhe të shmangni lëvizjet e mëdha apo nënshkrimin e kontratave. Në financat java kërkon maturi pasi mund të lindin shpenzime të paparashikuara apo vonesa në pagesa.

PESHQIT

Ndryshime të papritura dhe ndikime dashurie! Kjo javë është e mbushur me tensione dhe tronditje emocionale, kryesisht për shkak të retrogradeve të Mërkurit dhe Afërditës në shenjën tuaj. Eklipsi Diellor të shtunën ka pastrim intensiv dhe mund të nxjerrë në dritë çështje të vjetra që duhet t’i mbyllni përgjithmonë. Ndryshimet do ju ndihmojnë të ecni përpara. Në jetën tuaj emocionale, java ka momente intensive emocionale, me Eklipsin Diellor që ndriçon të kaluarën dhe sjell ndryshime. Nëse jeni në një lidhje mund të lindin tensione, por me pak vëmendje do arrini t’i kapërceni. Nëse jeni beqarë, java mund të sjellë njohje të reja ose të sqarojë një çështje të vjetër dashurie. Në punë është mirë të shmangni vendimet apo marrëveshjet e mëdha këtë javë! Në financat java kërkon kujdes, pasi mund të shfaqen shpenzime të papritura apo vonesa në pagesa.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x