E PAPRITUR! Gjesti bënë veprimin befasues ndaj familjes së Eglit (Video)

Sezoni i katërt i Big Brother VIP Albania ka sjellë shumë dinamika të forta mes konkurrentëve, por një nga marrëdhëniet më të ndërlikuara është ajo mes Gjestit dhe Eglit.

 

Nga afrimiteti fillestar, te përplasjet dhe tensionet e vazhdueshme, dyshja ka qenë në qendër të vëmendjes së këtij edicioni.

Mbrëmjen e djeshme, produksioni organizoi një darkë të veçantë mes Eglit dhe Gjestit, duke i dhënë mundësinë të sqarojnë të gjitha keqkuptimet që janë krijuar mes tyre gjatë qëndrimit në shtëpi.

Diskutimet ishin të ngarkuara emocionalisht, me të dy që shprehën ndjesitë dhe mendimet e tyre për gjithë situatat e kaluara.

Por momenti më i rëndësishëm ndodhi pas përfundimit të darkës, kur Gjesti bëri një gjest të papritur dhe shumë domethënës. Ai u drejtua kamerave dhe vendosi t’i kërkojë publikisht falje familjes së Eglit për gjithçka që ka ndodhur brenda shtëpisë.

“Përshëndes familjen e Eglit, po shfrytëzoj rastin. Ju kërkoj shumë falje për çfarë ka ndodhur. Kur të dal jashtë, shpresoj që keni me më lon me u shpjegu,” u shpreh ai, duke treguar pendesë për situatat që kanë ndodhur gjatë lojës.

 

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x