Valbona Mhilli u largua të martën nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4.
Ajo ishte në një televotim kokë me kokë me Laert Vasilin, me ç’rast njëri prej tyre do të eliminohej.
Pas daljes në “Shqipëria Live”, ish-konkurrentja ka folur për periudhën pas këtij reality shou.
E njëjta theksoi se nuk ka ndonjë plan konkret, ndonëse bëri një ndërlidhje me Joz Markun.
Ish-banorja thekson se artisti shqiptar i ka premtuar se do të bëjë një këngë për babanë e saj.
“Jozi do të bëjë një këngë për babanë tim”, u shpreh ajo.
Pritet të shihet tani në vazhdim se çfarë do të bëjë Valbona, nëse do të rikthehet sërish në ekran.