60 minuta para apo 60 minuta pas? A do të ndryshojë ora këtë vit dhe kur pritet të ndryshojë?

Me ardhjen e pranverës vjen edhe ndryshimi i orës, ku akrepat lëvizin me 60 minuta përpara.

 

Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 mars do të kthehet ora e verës.

 

Ndryshimi do të bëhet në orën 02:00 pas mesnate, kur akrepat do të kapërcejnë në 03:00. Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë dritë më shumë.Në këtë mënyrë kthehet ora verore, e cila do të na “dhurojë” me shumë dritë në mbrëmje dhe më shumë orë me diell gjatë ditës.

Në pranverë, e gjithë Europa kalon në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit dhe rrjedhimisht konsumon më pak energji elektrike.

Orari veror do të vazhdojë deri nw fund tw tetorit, kur do të kthehet ora diellore. Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Evropën, ora e shteteve evropiane ndryshon në të njëjtën kohë. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x