Tensione në BBVA! Debati eskalon mes Gertës dhe Rozanës, kjo e fundit i THYEN mikrofonin.

Ditën e sotme, atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u tensionua pas një debati mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit.

 

Dy konkurrentet u përfshinë në një përplasje verbale, e cila përfundoi me një skenë të pazakontë.

Në kulmin e nervozizmit, ato vendosën që të ndeshnin trupat me njëra-tjetrën në një formë ironie, një veprim i cili çoi në rënien dhe thyerjen e mikrofonit të Gertës.

 

Kjo situatë solli menjëherë reagimin e regjisë, e cila i tërhoqi vërejtje të dyja banoreve, duke u kërkuar të kenë kujdes me pajisjet teknike.

 

 

Megjithatë, Rozana dhe Gerta nuk e pranuan paralajmërimin dhe vazhduan debatin me tone të larta, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndëshkime të mëtejshme për sjelljen e tyre.

 

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x