‘Nëse ajo ka thyer rekordin botëror, unë kam thyer atë të universit…’ Ish fituesi i Big Brother ‘IRONIZON’ rekordin e Gertës!

Pasi Gerta Gixhari theu rekordin botëror si banorja më e nominuar në historinë e Big Brother, një ish-fitues i këtij formati, Anaid Kaloti, ka reaguar me ironi ndaj këtij lajmi.

 

Administratorët e Instagramit të Gerta Gixharit publikuan një postim ku tregonin arritjen e saj, duke theksuar se Gerta ka thyer rekordin e mbajtur më parë nga Einxhel Shkira dhe Egla Ceno.

Ky lajm duket se nuk i ka shpëtuar Anaid Kalotit, fituesit të Big Brother Albania 6, i cili ka komentuar me ironi nën këtë postim:
“Unë kam qenë i nominuar nga prime i parë deri te i fundit. Paskam thyer rekordin e universit!”

 

Pavarësisht komenteve, Gerta Gixhari vazhdon të shkruajë historinë e Big Brother VIP Albania, duke mbetur një nga personazhet më të forta të këtij sezoni.

 

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x