‘ME DO QEJFI TE…’ Ja si qëndron e vërteta e lidhjes së Eglit Takos me instruktorin e palestres! (Foto)

Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullojnë spekulime se Egli Tako është në një lidhje me Mario Olldashin, një instruktor palestre, duke lënë të kuptohet se ai mund të jetë partneri i saj jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Por e vërteta është krejt ndryshe! Mario dhe Egli janë vetëm miq, dhe ai është thjesht instruktori i palestrës ku Egli stërvitet.

Aludimet për një romancë mes tyre nuk janë të reja, pasi një situatë e ngjashme ndodhi edhe pas ndarjes së Eglit me Olsi Bylykyn.

Asokohe, Egli reagoi ashpër ndaj këtyre lajmeve, duke shkruar: “Si dreqin jeni kaq të pangopur? Kaq të pacipë dhe të këqinj?”

Ajo theksoi se është absurde të mos mund të kesh një mik të ngushtë në rrethin shoqëror pa u aluduar për një lidhje romantike:

“Në atë video mund të ishte kunati im, mund të ishte shoku im i ngushtë që nga 9-vjeçarja, mund të ishte djali i tezes sime apo çdo mashkull tjetër që më do qejfi të mbaj në rrethin tim shoqëror dhe ndihem mirë që i kam pranë!”

Egli gjithashtu kritikoi titujt e bujshëm dhe spekulativë të mediave:

“Ju ku i keni faktet që vendosni tituj kaq të ulët? Sepse nuk e keni bërë vetëm me mua, por edhe me figura të tjera. Apo mjafton të mbushni faqet me lajme! Po se çfarë shkruani? Se ku janë faktet? Se kush i mban ofendimet? Për këtë s’ju intereson!”

Ajo përmbylli reagimin e saj me një mesazh të fortë për ata që bëjnë këto aludime:

“Uroj që çdo mashkull që keni në jetë, që tek babai juaj, t’jua bëjnë për burrë! Që ta kuptoni sa rëndon. Na lini të lirë të kemi shoqëri, o Shqipëri e qelbur & e prapambetur!”

Pra, Egli dhe Mario nuk janë në një lidhje, por thjesht miq të ngushtë, dhe lajmet që sugjerojnë të kundërtën nuk bazohen në fakte!

 

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x