Që nga ditët e para të qëndrimit të saj në Big Brother VIP Albania, Egli Tako e ka shprehur hapur pëlqimin për Gjestin, duke krijuar një kimi të dukshme mes tyre.
Por, një teori e re që po qarkullon në rrjetet sociale ka tronditur ndjekësit!
Sipas Gert Ferrës, i cili ka shprehur bindjen e tij se Egli është e lidhur jashtë, partneri i saj quhet Mario dhe është instruktor palestre.
Pas kësaj deklarate, në rrjet kanë qarkulluar foto të Eglit me djalin në fjalë, ku pretendohet se ata kanë kaluar pushime së bashku.
Këto pamje kanë ngjallur reagime të shumta nga publiku, i cili tani po diskuton nëse Egli është vërtetë e përfshirë emocionalisht me Gjestin, apo thjesht ka zgjedhur një strategji loje brenda shtëpisë.
A është Egli vërtetë në një lidhje jashtë shtëpisë? Kjo mbetet për t’u konfirmuar!