Gjesti habit publikun: Zbulon se Diellza nuk është një person real!
Që nga pjesëmarrja e tij në Big Brother VIP Kosova dhe tani si banor në Big Brother VIP Albania, Gjesti ka përmendur shpesh një person me emrin Diellza, duke e përshkruar si ish-partneren e tij, për të cilën ende ka ndjenja dhe shumë respekt.
Por, përveç emrit, asnjë detaj tjetër nuk dihej për Diellzën – as identiteti, as ndonjë foto apo informacion tjetër rreth saj. Madje, edhe në Shën Valentin, Gjesti i bëri një dedikim të ndjerë nga shtëpia e Big Brother, duke lënë të kuptohej se bëhej fjalë për një person real.
Megjithatë, sot ai ka zbuluar se Diellza nuk ekziston në të vërtetë!
Në një bisedë me Eglin, Gjesti pranoi për herë të parë se Diellza ka qenë vetëm një shaka dhe një emër i krijuar prej tij.
“Ajo është shaka e imja,” u shpreh ai, duke habitur Eglin dhe publikun. Kur Egli e pyeti nëse emri ekziston vërtet apo jo, Gjesti u përgjigj qartë: “Jo more, jo!”
Ky zbulim ka shkaktuar shumë reagime në rrjet, pasi ndjekësit e tij kishin krijuar perceptimin se Diellza ishte një person i vërtetë.