Gerta Gixhari thyen rregullat e lojës së Vëllait të Madh, ja cfare ndodhi ne prime…

Mbrëmja e së shtunës në spektaklin “Prime” të Big Brother VIP Albania 4 solli një moment emocional dhe një dilemë të vështirë për banorët.

Ata u vunë përpara një zgjedhjeje të ndjeshme: të vendosnin nëse Gerta Gixhari do të takonte djalin e saj, Aldo vajzën e tij apo Jozi mbesat e tij të vogla.

Megjithatë, Gerta nuk mundi të përmbahej dhe theu rregullat e lojës duke marrë vetë iniciativën për të takuar djalin e saj.

Pasi e kishte parë vetëm nga ekranet për 98 ditë, ajo u përlot nga emocionet sapo e përqafoi të birin.

 

Momenti preku jo vetëm atë, por edhe banorët dhe publikun, duke e bërë një nga episodet më të ndjera të këtij edicioni.

Vendimi i saj për të mos pritur rezultatin e votimit mes banorëve mund të sjellë pasoja në lojë, por për Gertën, dashuria dhe mallëngjimi për djalin e saj ishin më të forta se çdo rregull. /Telegrafi/

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x