‘Mos u zhvish më ashu se…’ Gjesti me deklaratën e FORTE ndaj Rozana Radit! (Video)

Mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të spektaklit, Rozana Radi dhe Gjesti patën një debat të ashpër në dhomën e gjumit, ndërsa banorët e tjerë po përgatiteshin për të fjetur.

Gjesti e akuzoi Rozanën për provokime, duke i thënë:
“Ti duke provokuar në Prime del me skandal më shumë se unë. Unë kurrë nuk i kam provokuar vajzat.”

Situata u tensionua më tej kur Gjesti i tha:

“Mos u zhvesh më ashtu, mbaje marren tënde. Ndalu Rozana Radi, i ki do vjet.”

Rozana iu afrua krevatit të tij, por ai e refuzoi duke i kërkuar të largohej:
“Të lutem, mos mu afro! Më lër të qetë, je duke më ndjekur.”

Debati kulmoi kur Rozana i tha:
“Nëna jote është nëna jote, unë nuk jam nëna jote. Një fëmijë si ti nuk do ta doja kurrë.”

Kjo përplasje ka ndezur diskutime të shumta mes shikuesve, duke sjellë reagime të ndryshme në rrjetet sociale.

 

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x