Sipas Gjestit, këta janë 4 banorët që shkojnë në finalen e madhe te BBV4. Po Egli?

Pas zbulimit të datës së finales, 19 prill, një zarf surprizë mbërriti në shtëpinë e Big Brother VIP Albania dhe u lexua nga Laert Vasili.

Në të thuhej se çdo banor duhet të zgjedhë 4 emra që mendon se do të shkojnë në finale, duke konfirmuar një ndryshim të madh nga produksioni: vetëm 4 banorë do të shkojnë në finale, dhe jo 5 siç përflitej.

Gjestin zgjodhi këta 4 banorë:

Rozana – “E meriton, ka luftuar tërë ditën e natën.”

Laerti – “Njeri i mençëm, i lexueshëm, e meriton.”

Egli – “Ka pasur një dinamikë të rëndë brenda, ka vuajtur shumë.”

Gerta – “Luftëtare, edhe pse e ftohtë në lojë.”

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x