Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Dibër ku ka humbur jetën një 31-vjeçar.
Mësohet se ky shtetas ishte duke shtruar një linjë interneti në fshatin Rrenxë dhe ra në kontakt me rrymën elektrike.
Edhe pse u transportua në spitalin rajonal, i riu kishte ndërruar jetë në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në fshatin Rrenxë, Dibër, shtetasi A.S., rreth 31 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.