Një aksident zinxhir automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Lushnjë-Vlmorë.
Nga informacioni paraprak mësohet se në aksident janë përfshirë 9 automjete të cilat kanë goditur nga pas njëra-tjetrën, teksa kanë qenë në lëvizje në drejtim të Vlorës.
Si pasojë e përplasjes së fortë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e trafikut në zonë.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në bypass_in Fier-Vlorë, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet me drejtues shtetasit A. B., E. Gj., Sh. K., A. B., V. N., R. M. dhe M. V.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjeret, shtetaset M. Rr., 52 vjeçe dhe S. Rr., 32 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për kontroll mjekësor tre prej drejtuesve, shtetasit R. M., 46 vjeç, M. V., 45 vjeç, V. N., 22 vjeçe dhe një foshnjë 1 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.