U dashurua me Danjën, G Bani rrëfen për herë të parë se ka komunikuar me të dashurinë e banores dhe kanë vendosur që të…

Ish banori i “Big Brother VIP Albania”, G Bani ka rrëfyer diçka më shumë mbi ndenjat që krijoji për Danjën si dhe nëse ka pasur komunikim jashtë shtëpisë me të dashurin e saj.

I ftuar në “Ëake Up”, G Bani ka pranuar se ka qenë totalisht i dashuruar me Danjën, por tashmë nuk është më.

Reperi e ka cilësuar modelen si një muzë frymëzimi, ndrësa vijon të shtojë se nga kjo dashuri ai hoqi dorë shpejt.

I pyetur nëse ka pasur komunikim me të dashurin e Danjës, i cili në një moment ka reguar i tensionuar mbi sjelljet e këngëtarit ndaj partneres së tij,

G Bani ka thënë se Redin Xheli ka komunikuar me familjarët e tij dhe se kjo situatë tashmë është mbyllur.

Pjesë nga intervista:

Pyetja- Për kë thua që do të merrte malli?

G Bani- Do më merrte malli për Danjën. Isha i dashuruar kokë e këmbë me të. Tani nuk jam më. Reflektoj dhe shikoj shumë shpejt se çfarë po ndodh. Jam i dashuruar me të qenit në dashuri. Më inspironte, ishte muza ime, e ushqeja unë këtë gjë. Dola nga dashuria shumë shpejt.

Pyetja- Ke pasur komunikim me Redin, të dashurin e Danjës?

G Bani-Nuk kam pasur komunikim. Ai ka kontaktuar familjarë të mitë dhe ka kërkuar që të mbarojë kjo gjë. Ka qenë komunikim njerëzor, korrekt. Të ishte ndryshe, do ishte marrë vesh.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x