Ishin shoqe për kokë, por kjo gjë shkatërrojë miqësinë e tyre? Danja dhe Egli i njxerrin të palarat njëra-tjetrës

Duket se është krisur miqësia ndërmjet Danja Kokës dhe Egli Takos në Big Brother VIP Albania.

Ato kanë zhvilluar një debat të ashpër me njëra-tjetrën, duke hedhur akuza të shumta.

Ka qenë Egli që i ka thënë se e nxori fytyrën e vërtetë dhe se i ka besuar asaj për çdo gjë.

E në anën tjetër Danja tha se ka ndenjur me të në shtëpi vetëm që të largohej nga Gjesti.

“Ke dashur të rrije me një vajzë që të mos rrije me Gjestin. Je mashtruese”, i tha Danja.

“Të kam vlerësuar tamam, edhe kur më kanë pyetur nuk kam folur asnjë gjalë të keqe. Shumë e padrejtë, të të vijë turp nga vetja. E nxore fytyrën, dhe më vjen aq keq që e nxore. Kur më kanë thënë shoqja jote Danja, i kam thënë jo, nuk jam e mërzitur me të. Je e pafytyrë”, u kundërpërgjigj Egli.

Egli edhe para se të dilte por edhe me kthimin në shtëpi qëndroi vazhdimisht pranë Danjës, duke ndarë me të çdo sekret.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x