Cfarë ironie! Ledion Lico nuk ja përton Arbana Osmanit, ja si i përgjigjet daljes së saj në Tv Klan

Pas një mungese dyvjeçare në ekran, moderatorja e njohur Arbana Osmani bëri rikthimin e saj në televizion me spektaklin “X Factor Albania” në Tv Klan.

Në momentin që u ngjit në skenë, Arbana përdori përshëndetjen e saj të famshme , të “huazuar” nga Big Brother VIP Albania: “Mirëmbrëma yje.”

Ndërkohë, vetëm pak më vonë, gjatë spektaklit të djeshëm të “Big Brother VIP Albania” në Top Channel, Ledion Liço u shpreh para publikut: “Yje… Edhe pse fjala ‘yje’ ka kohë që është zhdoganuar, po ju e meritoni të quheni yje.”

Në skenën e X-Factor, Arbana bëri një rrëfim të guximshëm ku foli hapur për largimin e saj nga Top Channel dhe arsyet që e shtynë të bëjë një pauzë nga televizioni.

Ajo tregoi se, pavarësisht suksesit, ndjeu se po humbiste veten dhe kishte nevojë të rigjente balancën në jetën personale.

Pa filtra, Arbana pranoi se u largua pa një plan B, me shumë frikë, por me vendosmërinë për të zgjedhur veten përpara famës.

Rikthimi i saj në “X Factor Albania” u shoqërua me emocione dhe një mesazh të fuqishëm: suksesi i vërtetë është paqja me veten.

 

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x