‘Duhet të ngrihesh, të mjelësh lopën, të fshish oborrin…’ Jozi i tregon kushtet, Loredana i kthehet keq ‘Harroje të zgjohem unë…’

Gjatë mbrëmjes, Loredana dhe Jozi, kanë zhvilluar një bisedë për lidhjen e tyre dhe jetën pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”.

Gjatë bisedës, Loredana i ka thënë Jozit se ajo nuk mund të zgjohet para vjehrrës dhe të bëjë punët.

Këtë gjë Jozi e ka marrë me shaka, duke shtuar se do duhet të zgjohet që në orën 5 të mëngjesit.

Por, Jozi ka habitur me një deklaratë, teksa i ka thënë Loredanës se ajo do të jetë një nuse fshati.

Ai i ka thënë se do duhet që të mjelë lopën, e të bëjë të tjera punë fshati, deklaratë kjo që banores nuk i ka pëlqyer.

Mes tyre ka ndërhyrë dhe Laerti, i cili i ka thënë Loredanës që më mirë të ndahet që tani.

Biseda:

Loredana: Unë nuk jam nuse fshati! Më falni…

Jozi: Unë vij nga fshati zemra imë. Unë vij nga një fshat i madh… jetoj në Tiranë, kam vite që jam jashtë shtetit, por t’i do vish nuse në fshat zemra ime. Tani nuse fshati do bësh si them unë…

Laerti: Maksimumi ti do shkosh kollovar tek Loredana.

Jozi: Ti do zgjohesh në mëngjes të lidhësh qenin…

Laerti: Loredana ndahu që tani…

Loredana: Ti më duket se nuk e ke kuptuar akoma…

Jozi: A nuk mund ta bësh këtë gjë? Do zgjohesh të bësh kafen për vjehrrin, vjehrrën, për burrin…

Jozi: Ndoshta qëllon që vjen ndonjë i fisit dhe ti duhet të jesh gati kështu, duke i pritur me buzëqeshje të kesh bërë petulla me mjaltë…

Laeerti: Do kesh fshirë oborrin, do kesh mjelë lopën..

Jozi: Të kesh mbledhur vezët… pse si e di ti? Pastaj kur të vijmë në Tiranë…

Laerti: Aty të lë në fshat…

Jozi: Do ketë gjëra të tjera…

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x