Aksidentohet aktori i njohur! Zbardhen detajet e para

Një aksident rrugor ka ndodhur sot pasdite në aksin Prishtinë–Gjilan, në afërsi të zonës së Graçanicës, ku është përfshirë edhe një emër i njohur i ekranit.

Burime të Gazetës10 bëjnë me dije se bëhet fjalë për aktorin e njohur Osman Azemi, i cili ka dalë nga rruga me veturën e tij dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

 

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit.

Osman Azemi, i njohur për rolet e tij të spikatura në serialet humoristike dhe filmat kosovarë, gëzon një popullaritet të madh në publik.

Lajmi për përfshirjen e tij në aksident ka ngjallur shqetësim te fansat, pritet që autoritetet të publikojnë më shumë detaje në orët në vijim.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x