‘Cfarë më bëre mbrëmë…s’të vjen turp je dhe i martuar…’ Plas keq mes Albës dhe Anduelit në Ferma Vip, ja cfarë paska ndodhur!

Një natë e tensionuar ka tronditur atmosferën në Ferma VIP,

 

ku një debat i fortë ka shpërthyer mes Albës dhe Anduelit, duke përfshirë më pas edhe pjesën tjetër të fermerëve. Gjithçka nisi pas një sjelljeje që, sipas Albës, ishte jo vetëm e papërshtatshme, por edhe fyese.

Gjatë një përballjeje të drejtpërdrejtë, ajo e akuzoi publikisht Anduelin për mungesë respekti ndaj grave:

“Burrë i martum i thot vetes. Të duket normale të tallesh me femra? Çfarë bëre mbrëmë? I hedh sytë aty ku nuk të takon.

Mendon se është e lehtë për një femër diçka e tillë?”Alba pretendoi se Andueli i kishte hedhur shikime të pahijshme dhe e kishte përqeshur në një moment kur ajo po stërvitej, duke e bërë të ndihej e pavlerësuar dhe e fyer. Pavarësisht akuzave të rënda, Andueli zgjodhi të përgjigjej me qetësi dhe mohoi çdo veprim të tillë, duke refuzuar të pranojë qëndrimet që Alba i atribuoi.

Por debati nuk u mbyll aty. E zemëruar, Alba zgjoj fermerët e tjerë për t’i përfshirë në bisedë, çka e intensifikoi edhe më shumë situatën brenda fermës. Më vonë, ajo u tërhoq e vetme në dhomën e fakirit, ku nuk i mbajti dot lotët. E prekur thellë nga ngjarja, vazhdoi të shprehte zhgënjimin e saj dhe të përsëriste akuzat ndaj Anduelit.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x