Pasi Arbana Osmani shpalli përmes një monologu në Tv Klan se ishte “lodhja” ajo që e largoi nga drejtimi i Big Brother VIP, rrjeti u ndez – dhe jo vetëm.
Ledion Liço ishte ndër të parët që reagoi me një thumb të qartë: “Gënjen veten”. Por nuk mbaroi me kaq.
Nga makina e saj, në një garazh, Dalina Buzi hodhi një tjetër gur në lumë. Me tone ironike dhe shumë të drejtpërdrejta, ajo komentoi:
“Kjo goca ka tre vjet që bashkë me Ledionin, flet për Big Brother-in dhe ikjen e saj. E tha te Mira, tani monolog. Ndërkohë ka një brand të ndërtuar, lokali plot. Lokali ngjitur bosh, i saj plot. Pse merret ende me Big Brother-in?!”
Sipas Dalinës, Arbana duhet të jetë krenare për suksesin e saj në biznes, jo të kthehet pas për t’u justifikuar për një vendim të bërë prej kohësh.
“S’është normale. Rri, krenohu me biznesin. Ke një brand që nesër mund ta shesësh. Vazhdon filmi sikur është Vatikani.”